Birra Peja Zero vazhdon suksesin me kërkesa të mëdha edhe jashtë territoreve shqiptare. Migros dhe Carrefour janë dy rrjete të marketeve jashtëzakonisht të suksesshme në Turqi, madje të listuara ndër pesë më të mirat atje.
Migros Turkey është i njohur për ofrimin e një gamë të gjerë produktesh me cilësi të lartë, me përzgjedhje të larmishme dhe vlerën më të mirë, duke mbetur kështu e përkushtuar ndaj përsosmërisë së shërbimit dhe ofrimit të produktit.
Ndër këto produkte të përzgjedhura me shumë profesionalizëm hyn edhe Birra Peja Zero. Strategjia e Migros është që të ofrojë përvoja të nivelit më të lartë klientëve duke vazhduar me standardet e parimet e saj që ata të marrin një sërë përvojash blerjesh që i’a vlejnë.
E një përvojë e niveleve më të larta të shijes dhe kualitetit sigurisht se është edhe Birra Peja Zero, e cila tashmë qe disa vite është prezente si produkt në të gjitha pikat e rrjetit të gjerë të marketeve Migros, saktësisht në 1,200 pika, që ata zotërojnë në Turqi.
Ndërsa nga Carrefour importimi i Birrës Peja Zero ka filluar këtë vit. Carrefour është një histori suksesi në praktikat perëndimore të shitjes në tregun turk. Kompania ka afër 800 pika të hiper marketeve dhe super marketeve, që u shërbejnë klientëve në 58 provinca të Turqisë. Një ndër arsyet pse rrjeti i marketeve Carrefour ka këmbëngulur në importimin e Birrës Peja Zero është sepse synon të përfitojë çdo herë nga projektet që premtojnë rritje në vlera dhe cilësi të shijes.
Fokusohen gjithmonë në efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e produktit, që ata të jenë adresa e blerjeve të duhura dhe të besueshme për klientët dhe sipas tyre Birra Peja Zero plotëson të gjitha këto kritere madje shumë më tepër. Kjo vazhdë e suksesshme e importimi të Birra Peja Zero shënon një hap serioz dhe konkret drejt kontributit të akterëve ekonomikë për zhvillimin e Kosovës.
Share