Ne prodhojmë këto lloje të birrës: Birrën Pilsner, Birrën Lager, Birrën pa alkohol, Birrën Ipa (e kuqe) dhe Birrën e zezë.
Përbërësit kryesorë të birrës janë: uji, dekstrinet e pafermentuara, përbërës të lupulos, kompleksi i vitaminave B, vitamina të tjera të ndryshme, mineralet, aldehidet, alkoolet e larta në sasi të vogla, esteret dhe shumë komponime tjera ushqimore.
Prodhimi i birrës bëhet në disa faza. Faza e parë është ekstraktimi i sheqernave nga malti i elbit, pra prodhimi i mushtit të birrës. Faza e dytë është fermentimi i sheqerërave të mushtit në alkool dhe dioksid karboni. Natyrisht këto procese percjellen edhe me formimin e shumë komponimeve tjera aromatike të cilat japin profilin e përgjithshëm shijes dhe aromës së birrës. Faza e tretë e prodhimit është llagerimi apo stabilizimi i birrës, i cili pasohet nga filtrimi dhe në fund kalon te mbushja.
Janë shumë faktorë për shije të qëndrueshme dhe freski të birrës, por kryesorët janë: lënda e parë cilësore (uji nga burimi i Drinit të Bardhë, malti cilësorë etj.) dhe teknologjia moderne e cila mundëson kontrollë të lartë gjatë proceseve të prodhimit.
Lënda e parë cilësore është faktori kryesorë.
Kapaciteti i prodhimit të Birra Peja është 60.000.000 L/vjet.
Në pergjithësi Birra Pilsner karakterizohet me një shije më te hidhur se ajo lager.
Shkuma krijohet si proces i lirimit te CO2 – dioksidit të karbonit, dhe në vete përmban edhe proteina, polifenole, përberës të lupulos etj